Në takimin e sotëm të G7-së vëmendje të madhe fitoi kryeministri britanik Boris Johnson, i cili i tha kancelares gjermane Angela Merkel që ta fikë mikrofonin, shkruan Reuters.
Në fakt derisa Johnson po mbante fjalimin hyrës të samitit, Merkel në mënyrë të befasishme e ndërpreu duke tentuar t’i thotë presidentit amerikan Joe Biden dhe kryeministri të ri italian Mario Draghi, se dëshiron të takohet me ta “live” gjatë samitit të G7-së në qershor, transmeton Telegrafi.
“Na dëgjon Angela”, e pyeti Johnson me një dozë humori dhe buzëqeshje, duke shtuar “mendoj se duhet ta fikësh mikrofonin”.
E pas një viti takimesh virutale, as liderët e G-7 nuk kanë arritur ta shmangin problemin e ndaljes së mikrofonit siç ishte edhe rasti i sotëm. /Telegrafi/