Site icon Telegrafi

Johnson ndërpret pushimet në Karaibe – shtohen zërat se do të rikandidojë për postin e kryeministrit britanik

Babai i Boris Johnson, Stanley është pyetur për të ardhmen politike të djalit të tij – por refuzoi të thotë nëse do të rikthehet dhe do të konkurrojë në garën për kryeministër të Britanisë së Madhe.

Johnson – i cili u largua nga Downing Street vetëm 45 ditë më parë pasi humbi mbështetjen pas një serie skandalesh – nuk ka deklaruar qëllimin e tij për të hyrë në garë, por tashmë ka marrë mbështetje të hershme nga disa deputetë.

Duke folur më herët për Good Morning Britain të ITV, Stanley Johnson u pyet se “A mund ta shohim atë duke u rikthyer?”, raporton bbc.

“Unë mendoj se ai është në një aeroplan, siç e kuptoj unë, duke u kthyer. Unë mendoj se ai do të kthehet nga kudo që të jetë”, u përgjigj ai, mes spekulimeve se ish-kryeminstri po kthehej nga pushimet në Karaibe.

Natën e kaluar, motra e Boris Johnsonit, Rachel gjithashtu i tha BBC Question Time se nuk e dinte nëse ai do të kandidonte.

Ish-kryeministri është ende nën hetime nga një komitet i Commons nëse ka mashtruar Parlamentin – dhe mund të përballet me pezullim ose madje të humbasë vendin e punës nëse gjendet prova kundër tij. /Telegrafi/

Exit mobile version