Telegrafi

Johnson: Mbretëria e Bashkuar nuk e votoi largimin nga BE-ja për shkak të ndonjë presioni nga Rusia

Mbretëria e Bashkuara nuk e votoi largimin nga Bashkimi Evropian për shkak të ndonjë presioni nga Rusia, tha të mërkurën, kryeministri britanik, Boris Johnson, pas një raporti të publikuar nga Komiteti i Sigurisë i cili thotë se qeveria kishte dështuar të hetonte nëse Moska kishte ndërhyrë në këtë proces.

“Qytetarët e vendit nuk e votuan largimin nga BE-ja për shkak të ndonjë presioni nga Rusia, apo për shkak të ndonjë ndërhyrjeje të jashtme”, u shpreh Johnson.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lidhur me këtë rast, sekretari britanik i transportit, Grant Shapps, deklaroi të mërkurën se nuk ka asnjë dëshmi të ndërhyrjes së Rusisë në procesin e Brexit-it.

Komiteti i Sigurisë publikoi të martën raportin e Rusisë, i cili thuhet se kjo e fundit kishte ndërhyrë në referendumin e pavarësisë së Skocisë në vitin 2016, mirëpo që i njëjti raport nuk posedonte prova të mjaftueshme për ndërhyrjen ruse ndaj Brexit-it.

“Duhet të ketë prova për sa i përket kësaj çështjeje, mirëpo nuk ka fare”, tha Shapps. /Telegrafi/