Telegrafi

Johnson kthehet në Britani të Madhe – do të kandidojë për postin e kryeministrit

Boris Johnson është fotografuar duke u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar.

Ish-kryeministri britanik ka qenë për pushime në Republikën Domenikane, gjersa në mëngjes raportohet se ka arritur në Londër pasi i tha një aleati se do të kandidojë për të udhëhequr sërish vendin.

Ai është para i ulur në klasën ekonomike të aeroplanit së bashku me gruan dhe fëmijët e tij.

Johnson dhe familja e tij hipën në aeroplan para të gjithë të tjerëve – dhe sipas korrespondentit të skynews, pati një “reagim të ashpër” të pasagjerëve të tjerë.

“Ai ishte i veshur me kostume dhe i zhytur në mendime”, njofton mediumi britanik.

Ndryshe, për të pasur mundësi që të marrë sërish detyrën, ai do të ketë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë.

Megjithatë, atij do t’i duhej të mundte ish-kancelarin Rishi Sunak – dhe fushata e tij pretendon se ata tashmë e kanë kaluar atë prag.

Më parë, një aleat i Johnson tha se ish-kryeministri ka mbështetjen e “67 deputetëve”. /Telegrafi/