Kryeministri britanik, Boris Johnson i ka bërë thirrje Francës që të pranojë të “marrë përsëri” njerëzit që kaluan Kanalin Anglez.
Kryeministri tha se i kishte shkruar presidentit francez, Emmanuel Macron duke përcaktuar pesë hapa për të “ecur më tej dhe më shpejt” për të shmangur përsëritjen e tragjedisë të së mërkurës ku humbën jetën 27 persona.
Një marrëveshje kthimi për ata që kalojnë Kanalin do të kishte një “ndikim të menjëhershëm dhe domethënës”, shtoi ai.
My letter to President Macron. pic.twitter.com/vXH0jpxzPo
— Boris Johnson (@BorisJohnson) November 25, 2021
Më herët një burim qeveritar tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kishin zhvilluar bisedime “pozitive”.
Incidenti i së mërkurës shënoi humbjen më të madhe të jetës duke u mbytur në Kanalin Anglez të regjistruar ku përfshiheshin 17 burra, shtatë gra – njëra prej të cilëve ishte shtatzënë – dhe tre fëmijë.
Kujtojmë se nga fillimi i vitit, 1,552 kontrabandistë janë arrestuar në Francën veriore dhe 44 rrjete kontrabandistësh janë çmontuar, tha Macron.
Pavarësisht kësaj, ai tha se 47 mijë tentativa për kalimin e Kanalit në Mbretërinë e Bashkuar u zhvilluan këtë vit dhe 7,800 njerëz u shpëtuan. /Telegrafi/