Dakota Johnson ka zgjedhur një fustan tepër “të hollë” që ekspozonte sërish gjoksin e saj, gjatë premierës londineze të filmit “Fifty Shades Of Grey”.
Kështu, fansat patën rastin ta shohim atë duke treguar gjinjtë e vegjël edhe një herë, pasi aktorja zgjodhi një fustan të ngjashëm me atë të një dite më parë.
Kjo ndodhi në premierën e filmit, që këtë vikend do të fillojë të shfaqet në kinematë anekënd botës dhe ku fansat do ta shohin atë edhe krejtësisht të zhveshur.
Ndryshe nga i ziu që veshi më herët, mbrëmë 25-vjeçarja zgjodhi në fustan të bardhë derisa parakaloi në qilimin e kuq në Odeon Leicester Square. /Telegrafi/