Telegrafi

Boris Johnson u thotë britanikëve: Përgatituni për një Brexit pa marrëveshje

Kryeministri Boris Johnson u ka thënë britanikëve të përgatiten për një Brexit pa marrëveshje nëse BE nuk bën një ndryshim thelbësor në qasjen e saj ndaj bisedimeve të bllokuara të tregtisë dhe sigurisë.

Johnson tha se vendi do të duhej të përgatitet për një skenar pa marrëveshje më 1 janar, derisa hapi rrugën që bisedimet të vazhdojnë javën e ardhshme.

“Duhet të bëhemi gati për 1 janar me ndonjë marrëveshje me parime të thjeshta të tregtisë së lirë globale”, u tha ai gazetarëve.

“Kemi besim të plotë që ne do të përparojmë fuqishëm sikurse një komb i pavarur i tregtisë së lirë, me kontrollimin e kufijve tanë, peshkimin, si dhe implementimin e ligjeve tona”, vazhdoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se negociatorët e BE-së do të kërkojnë të intensifikojnë bisedimet në ditët në vijim.

Duke folur nga Downing Street, Johnson nuk pranoi të prononcohej nëse Britania e Madhe ishte e gatshme të largohej nga procesi midis ndryshimeve mbi peshkimin dhe çështjet e konkurrencës. /Telegrafi/