Boris Johnson ka mohuar “kategorikisht” se ishte paralajmëruar se një festë me pije rrezikonte të shkelte rregullat e bllokimit.
“Askush nuk më paralajmëroi se ishte kundër rregullave”, tha kryeministri, duke shtuar se “Do ta kisha mbajtur mend këtë”.
Ish-ndihmësi Dominic Cummings thotë se e paralajmëroi Johnsonin në atë kohë dhe e ka akuzuar atë se ka mashtruar deputetët për këtë, raporton bbc.
I pyetur nëse do të jepte dorëheqje po që se zbulohej se kishte mashtruar deputetët, Johnson tha se “Le të shohim se çfarë thotë raporti”.
Nëpunësja e lartë civile Sue Grey do të publikojë një raport mbi shkeljen e rregullave të pretenduara të COVID-19 gjatë bllokimit total të Britanisë.
Johnson gjithashtu i kërkoi falje publike Mbretëreshës për ndejën në prag të funeralit të Dukës së Edinburgut në muajin prill të vitit të kaluar. /Telegrafi/