Johnny Depp dhe Amber Heard duket se akoma nuk kanë mbaruar punë me njëri-tjetrin.
Ylli botëror ka bërë një kërkesë të re kundër Heard, duke pretenduar se ajo ia fiku një cigare në fytyrë gjatë grindjes së tyre në vitin 2015.
Kjo e fundit nuk është dakord me akuzën dhe përmes avokatit shprehet se,“Është e gjitha një sajesë”.
Në “The Blast” është shfaqur një fotografi e aktorit, i cili është i shtrirë në barrel dhe sipas avokatëve është shenjë e lënë nga fikja e cigares.
Nga ana tjetër, Depp shton se Amber është përpjekur të sulmojë Johnnyn në vitin 2015, pas rikthimit nga një udhëtim në Australi, ku në fillim e qëlloi me një shishe e më pas ia fiku cigaren në fytyrë.
Ky imazh është pjesë e dokumenteve që aktori ka paraqitur në gjyq kundër gruas, e cila abuzoi me të edhe disa herë të tjera. /Telegrafi/