Site icon Telegrafi

Johnny Depp thotë se është mbyllur disa herë në tualet për t’i shpëtuar dhunës nga Amber Heard

Foto: AP

Amber Heard pretendon një kujtim shumë të ndryshëm të ngjarjeve ndërsa, Johnny Depp ka thënë në gjykatë se ai ishte abuzuar gjatë marrëdhënies së tyre, siç raporton korrespondentja amerikane Emma Murphy.

Ylli i “Finding Neverland” nganjëherë mbyllej në tualet për t’i shpëtuar sulmeve të dhunshme të ish-gruas, Amber Heard.

Duke u kthyer në çështjen e tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes, ai pretendon se ajo e ka nënshtruar atë në një ‘paradë fyerjesh’.

Johnny Depp (Foto: AP)

Ajo kishte një ‘nevojë për konflikt, një nevojë për dhunë’ që ‘shpërthente nga askund’, tha Depp në Gjykatën e Qarkut Fairfax gjatë ditës së tij të dytë të dëshmisë.

“Dhe e vetmja gjë që mësova të bëj me të është pikërisht ajo që bëra si fëmijë: të tërhiqem”, tha ai.

Lexo po ashtu Amber Heard ka kryer marrëdhënie treshe me Elon Musk dhe Cara Delevingne në shtëpinë e Johnny Depp?

Amber e ka akuzuar Johnny se e ka sulmuar fizikisht dhe seksualisht në shumë raste – diçka që ai nuk e ka trajtuar ende në detaje, përtej hedhjes poshtë të akuzave të martën.

58-vjeçari tha se vazhdimisht i thuhej se sa gabim ishte për aspekte të ndryshme të jetës së tij, duke përfshirë karrierën e tij 30-vjeçare të aktrimit.

Amber Heard (Foto: AP)

“Nuk më lejuan të kisha të drejtë”, tha ai. “Nuk lejohej të thoja ndonjë gjë”.

Ai tha se dhuna pasonte shpesh, ndonjëherë me një shuplakë ose një shtytje nga Heard ose ajo duke i hedhur një telekomandë televizori ose një gotë verë në fytyrë.

“Kishte raste kur shkoja dhe mbyllesha në banjo ose në një vend ku ajo nuk arrinte dot”, tha ai.

Amber Heard (Foto: AP)

“Pse qëndrova? Unë qëndrova mendoj sepse babai im qëndroi (me nënën time)… Unë nuk doja të dështoja”, tha ai.

“Doja të përpiqesha ta bëja të funksiononte. Mendova se ndoshta mund ta ndihmoja”. /Telegrafi/

Exit mobile version