Site icon Telegrafi

Johnny Depp do të rikthehet në rolin e Jack Sparrow, pesë vjet pas filmit të fundit të “Pirates Of The Caribbean”

Johnny Depp do të kthehet në “Pirates Of The Caribbean” në rolin e kapitenit Jack Sparrow – pesë vjet pas filmit të fundit.

Depp, i cili luajti në të pesë filmat e mëparshëm, është planifikuar për një xhirim provë në Mbretërinë e Bashkuar në shkurt, sipas një fletë-thirrjeje të re nga produksioni.

Burimet thanë se titulli i filmit të ri, i realizuar nga Disney, ishte “A Day At The Sea”.

Foto: Rex Features

Një burim tha: “Johnny do të kthehet si kapiten ‘Jack Sparrow’ dhe është planifikuar të fillojë xhirimet në fillim të shkurtit në një vend sekret në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Gjithçka është në fazat e hershme dhe ende nuk ka asnjë regjisor të lidhur me projektin, i cili quhet ‘A Day At The Sea.’”

“Johnny pritet të bëjë një xhirim provë në fillim të shkurtit përpara se prodhimi i filmit të fillojë plotësisht”, theksoi burimi.

“Të gjitha detajet e tjera po mbahen të fshehura. I gjithë projekti është i mbuluar me fshehtësi dhe Disney dëshiron të mbajë gjithçka të fshehtë sa më mirë që mundet”, tregoi më tej burimi për The Sun.

Foto: Getty Images

Depp, 59 vjeç, bëri debutimin e tij në rolin e kapitenit Sparrow në “The Curse Of The Black Pearl” në vitin 2003.

Pesë filmat e parë fituan mbi 3.4 miliardë funte në mbarë botën dhe u raportua se Depp kishte fituar nga ta mbi 200 milionë funte.

E ardhmja e tij u vu në dyshim pasi ai humbi gjyqin për shpifje kundër tabloidit britanik The Sun në nëntor të vitit 2020.

Depp, i cili u nda nga Amber Heard, 36 vjeçe, në vitin 2016 pas një viti martesë, vazhdoi ta padisë atë për shpifje në ShBA dhe fitoi në qershor të këtij viti.

Foto: EPA

Organizatat bamirëse të grave thanë se ishin të shqetësuara për të dëgjuar që Depp ishte kontaktuar edhe një herë për këtë rol.

Women’s Aid tha: “Kur dikush akuzohet ose shpallet fajtor për abuzim në familje, është e rëndësishme që të gjithë punëdhënësit ta marrin seriozisht këtë, dhe kjo përfshin punëdhënësit në film dhe TV”.

Foto: Reuters

“Kur abuzimi në familje fshihet nën qilim dhe harrohet shpejt, ai dërgon një mesazh të rrezikshëm se nuk është aq serioz”.

“Abuzimi në familje nuk mund të ishte më serioz, me tri gra çdo dy javë që vriten nga një partner aktual ose ish-partner në Mbretërinë e Bashkuar”. /Telegrafi/

Foto: Disney Enterprises
Exit mobile version