Telegrafi

Johnny Depp do të përballet sërish me drejtësinë

Depp do të përballet sërish me drejtësinë sepse ish-bashkëshortja e tij pretendon se ai nuk i ka përmbushur rregullat që iu vunë nga organet e drejtësisë pas shkurorëzimit.

Bëhet fjalë për një shumë prej 7 milionë dollarësh, të cilën Depp duhet t’ia dërgojë një shoqate bamirësie në emër të Amber Heard.

Gjithashtu Heard ka deklaruar se Depp nuk e ka ndarë shtëpinë e tij në gjysmë, nuk i ka dhënë pjesën e ishullit që i takon në Bahamas dhe as nuk e ka transferuar makinën Range Rover në emrin e saj, për të mos përmendur këtu edhe shumë fatura të stilistes dhe dyqanit të argjendarive, të cilat aktorja i ka borxh dhe me vendim gjykate duhet t’i paguajë Depp.

Martesa e tyre përfundoi në muajin maj të këtij viti dhe të dy kanë qenë të qetë kundrejt njëri-tjetrit këtë periudhë, deri tani që Heard ka vendosur të reagojë.