Telegrafi

Johnny Depp shihet për herë të parë në publik pas ndarjes nga avokatja, Joelle Rich

Johnny Depp është shfaqur në humor të mirë pasi performoi në Los Angeles në paraqitjen e tij të parë që nga ndarja nga avokatja britanike, Joelle Rich.

Romanca e tij me nënën e dy fëmijëve, 37 vjeçare, supozohet se filloi gjatë betejës së tij gjyqësore me ish-bashkëshorten Amber Heard në Fairfax, Virginia.

Dyshja u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, e madje në disa raste udhëtuan bashkë me makinë.

Johnny Depp (Foto: Backgrid)

Ylli i Hollywoodit së fundmi u pa duke i përshëndetur fansat, jashtë Teatrit Orpheum në Los Angeles të dielën në mbrëmje, ku ai po performonte në turneun e tij muzikor me Jeff Beck në Los Angeles të dielën.

Aktori dhe muzikanti, 59 vjeçar, ishte shumë i ngrohtë me fansat përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Lexo po ashtu Johnny Depp i ka dhënë fund lidhjes me avokaten Joelle Rich

Aktori i “Edëard Scissorhands” kishte veshur një kapele gri Fedora me fije kafe të gërshetuar.

Johnny dhe Joelle (Foto: Getty Images)

I njëjti mbante veshur një këmishë me vija të bardha me mëngët e përveshura, duke treguar tatuazhet e tij të shumta dhe një jelek gri me kopsa të zinj.

Kur lajmet për lidhjen mes Johnnyt dhe ish-të dashurës së tij, Joelle Rich, u publikuan muajin e kaluar, u tha se ata kishin ‘kimi’ jashtë mase.

Megjithatë, nuk kishte asnjë shenjë të aktorit kur Rich mori pjesë në një dasmë familjare në Ibiza fundjavën e kaluar dhe burime në New York besojnë se marrëdhënia është zbehur – dhe në fakt mund të ketë përfunduar tashmë.

Johnny Depp (Foto: Backgrid)

Depp ka qenë një nga emrat më të spikatur në tregun ndërkombëtar për shkak të gjyqit me ish-bashkëshorten.

Ai e paditi aktoren e “Aquman” për shkak të një editoriali që e kishte bërë për Washington Post, ku theksoi se ishte viktimë e dhunës në familje. /Telegrafi/

Johnny Depp (Foto: Backgrid)