Johnny Depp është shfaqur në humor të mirë pasi performoi në Los Angeles në paraqitjen e tij të parë që nga ndarja nga avokatja britanike, Joelle Rich.
Romanca e tij me nënën e dy fëmijëve, 37 vjeçare, supozohet se filloi gjatë betejës së tij gjyqësore me ish-bashkëshorten Amber Heard në Fairfax, Virginia.
Dyshja u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, e madje në disa raste udhëtuan bashkë me makinë.
Ylli i Hollywoodit së fundmi u pa duke i përshëndetur fansat, jashtë Teatrit Orpheum në Los Angeles të dielën në mbrëmje, ku ai po performonte në turneun e tij muzikor me Jeff Beck në Los Angeles të dielën.
Aktori dhe muzikanti, 59 vjeçar, ishte shumë i ngrohtë me fansat përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.
Aktori i “Edëard Scissorhands” kishte veshur një kapele gri Fedora me fije kafe të gërshetuar.
I njëjti mbante veshur një këmishë me vija të bardha me mëngët e përveshura, duke treguar tatuazhet e tij të shumta dhe një jelek gri me kopsa të zinj.
Kur lajmet për lidhjen mes Johnnyt dhe ish-të dashurës së tij, Joelle Rich, u publikuan muajin e kaluar, u tha se ata kishin ‘kimi’ jashtë mase.
Megjithatë, nuk kishte asnjë shenjë të aktorit kur Rich mori pjesë në një dasmë familjare në Ibiza fundjavën e kaluar dhe burime në New York besojnë se marrëdhënia është zbehur – dhe në fakt mund të ketë përfunduar tashmë.
Depp ka qenë një nga emrat më të spikatur në tregun ndërkombëtar për shkak të gjyqit me ish-bashkëshorten.
Ai e paditi aktoren e “Aquman” për shkak të një editoriali që e kishte bërë për Washington Post, ku theksoi se ishte viktimë e dhunës në familje. /Telegrafi/