Johnny Depp pozoi i lumtur me fansat që prisnin jashtë ambienteve të New Yorkut përpara koncertit të tij në qytet të shtunën mbrëma.
Aktori i “Pirates Of The Caribbean”, 59 vjeç, është në turne me mikun e tij, Jeff Beck dhe dyshja u pritën jashtëzakonisht mirë jashtë Capital Theatre.
Ai kishte pamjen e tij tipike të yllit të rockut, duke mbajtur një palë syze dielli blu dhe një kapelë të ngjashme.
Johnny veshi një këmishë të bardhë nën një triko të zezë dhe xhinse po ashtu të zeza.
Xhaketa e zezë ishte një zgjedhje e çuditshme nga Johnny, me detaje kremi në panelet e jakës, mëngët dhe pjesën e përparme.
Ai shtoi gjithashtu një kravatë të hollë bardh e zi në qafë, duke i dhënë hijeshi ansamblit të tij elegant.
Gjatë karrierës së tij historike, Beck ka fituar tetë çmime Grammy, është nominuar në 100 kitaristët më të mirë të të gjitha kohërave nga Rolling Stone dhe ka luajtur një listë të gjerë hitesh në shumë zhanre të ndryshme.
Depp dhe Beck u takuan në vitin 2016 dhe u bënë miq të mirë, duke u lidhur me dashurinë e tyre të përbashkët për muzikën dhe makinat.
Ata përfundimisht filluan të merreshin me muzikë së bashku në vitin 2019 dhe kanë bërë turne në Evropë përpara turneut të tyre të parë në SHBA.
Performancat e Depp vijnë pas betejës së tij ligjore të profilit të lartë kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard. /Telegrafi/