Telegrafi

Johnny Depp probleme me qafën, përfundon në një prej spitaleve të Malit të Zi

Johnny Depp (Foto by John Phillips/Getty Images/Guliver)

Johnny Depp është një ndër aktorët më të mëdhenj të kohës së tashme në botën e hollivudit dhe përbën lajm çdo lëvizje e tij.

Aktori aktualisht gjendet në shtetin e Malit të Zi, ku po xhiron skenat e filmi më të ri tij të quajtur “Minimata”.

Por, gjatë punës aktori nuk u ndje aq mirë dhe është dërguar urgjentisht në një prej spitaleve të Podgoricës.

Në fakt, 55-vjeçari raportohet se ndjeu dhimbje të madhe në qafë gjersa së fundi është fotografuar me qafore pranë një gruaje e cila me profesion është fizoterapeute.

Ndryshe, aktori po qëndron në një nga hotelet më luksoze malazeze, i rrethuar nga sigurimi e nën përkujdesje të madhe të stafit të hotelit.

Ndryshe, nuk dihet se kur do ta shohim filmin më të ri të aktorit në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/