Telegrafi

Johnny Depp pretendon se Amber Heard ose shoqja e saj kanë kryer nevojën në shtratin e tij dhe më pas e kanë mbuluar me çarçafë

Kur Johnny Depp do të dilte në përballje ditën e sotme (e martë) në çështjen e shpifjes kundër ish-bashkëshortes, Amber Heard, ai pritet të diskutojë njërin nga incidentet famëkeqe.

Depp ka akuzuar Heardin ose mikeshën e saj se kanë kryer nevojën fiziologjike në anën e tij të shtratit si pjesë e një akti hakmarrjeje.

Depp ka paditur ish-gruan e tij, Heard, duke pretenduar se ajo e kishte bërë atë si një abuzues në një letër të hapur që ajo shkroi në vitin 2018, shkruan Marca.

Amber Heard (Foto: AP)

Ndërsa Heard nuk e përmendi emrin e ish-bashkëshortit të saj në artikullin e Washington Post, ekipi i tij ligjor ka pohuar se ajo ka dëmtuar karrierën e tij.

Ylli i Hollywoodit ka paditur Heard për 50 milionë dollarë dëmshpërblim, teksa aktorja ka kundërpaditur për 100 milionë dollarë për shpifje.

Lexo po ashtu Doktori i Johnny Depp rikthen kohën kur aktori ishte përdorues i substancave narkotike dhe momentin kur e preu një pjesë të gishtit

Më 22 prill 2016, Heard organizoi festën e saj të ditëlindjes së 30-të në apartamentin e tyre në qendër të Los Angelesit.

Johnny Depp (Foto: Getty Images)

Depp thuhet se mbërriti vonë dhe vendosi të mos merrte pjesë në festë, gjë që e hidhëroi ish-bashkëshorten e tij.

Megjithatë, të nesërmen në mëngjes, punonësja e Johnny e telefonoi për t’i thënë se dikush kishte bërë nevojën në anën e tij të shtratit dhe më pas e kishte mbuluar me çarçafë.

Depp është i sigurt se Heard ose një nga miqtë e saj është fajtor për krimin e tmerrshëm.


Ky skandal, tha ai më vonë, ishte ‘gjëja e fundit’ që prishi martesën e tyre. /Telegrafi/