Një foto e gishtit të prerë të Johnny Depp, është përfshirë në provat e Amber Heard, në gjyqin mes ish çiftit.
Ai ka qenë duke biseduar në telefon me Heard, përderisa ajo ishte duke xhiruar filmin “The Danish Girl” në Londër, dhe pas një fjalosje, Depp e ka përplasur telefonin e tij për xham, duke shkaktuar kështu lëndimin tek Amber.
Letrat e gjyqit tregojnë se pastaj Depp, kishte marrë gishtin e tij me gjak, e ka lyer me ngjyrë blu, dhe më pas kishte shkruar në mur: “Ngadalë Amber”.
Aktori i njohur e kishte akuzuar bashkëshorten e tij, se kishte një aferë me aktorin 61 vjeçar, Billy Bob. Fotot e gishtit të prerë dhe shkrimet në mur, janë marr si dëshmi në gjyq./Telegrafi/