Telegrafi

Johnny Depp përlotet gjatë ovacioneve shtatë minutëshe në Kanë

Johnny Depp mori një ovacion prej shtatë minutash në Festivalin e Filmit në Kanë të këtij viti, pavarësisht reagimit të ashpër për paraqitjen e tij.

Pas premierës së dramës biografike franceze “Jeanne Du Barry” gjatë natës së hapjes të ngjarjes të martën, Variety raporton se aktori u emocionua pasi të pranishmit shpërthyen në brohoritje të zgjatura për performancën e tij si Mbreti Louis XV.

Depp u pa i përlotur teksa i bëri me dorë audiencës që po duartrokitnin nga një ballkoni brenda Grand Theatre Lumiere.

Foto: Getty Images

Regjisorja dhe ylli i filmit, Maiwenn – e cila luan të dashurën e mbretit – thuhet se ka qarë teksa ka thënë në mikrofon: “Dua ta ndaj këtë moment me të dashurin tim, me producentin tim, me Le Pacte. Ishte një produksion që ishte i vështirë për t’u financuar… dhe dua ta ndaj këtë moment me të gjithë ekipin tim në teatër”.

Megjithëse qindra fansa që bërtisnin u shfaqën në festivalin vjetor të filmit në Jug të Francës me shenja mbështetëse dhe kërkesa për autograf, jo të gjithë ishin të kënaqur të shihnin Depp, 59 vjeç, atje.

Foto: Getty Images

Dalja shënoi paraqitjen e parë publike të kandidatit për “Oscar” që nga gjyqi i tij publik për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, e cila e akuzoi atë për abuzim.

Shoqja e ngushtë e yllit të “Aquaman”, gazetarja Eve Barlow – me të cilën ajo tani jeton në Spanjë – kritikoi ata që ishin përgjegjës për ngjarjen për “historinë e tyre të mbështetjes së përdhunuesve dhe abuzuesve”.

Foto: Getty Images

Por regjisori i Kanës, Thierry Fremaux mbrojti vendimin e tij për të përfshirë Depp në festival dhe për të hapur filmin e tij, duke pranuar se ai nuk i kushtoi vëmendje problemeve ligjore të aktorit.

“Unë nuk e di për imazhin e Johnny Depp në SHBA”, tha ai gjatë një konference për shtyp, sipas Deadline.

Lexo po ashtu Nis Festivali i Filmit në Kanë – yjet shkëlqejnë në tapetin e kuq

“Të them të vërtetën, në jetën time kam vetëm një rregull: Është liria e të menduarit, liria e fjalës dhe liria për të vepruar brenda një kuadri ligjor. Nëse Johnny Depp do të ishte ndaluar të luante në një film, ose filmi do të ndalohej, ne nuk do të ishim këtu duke folur për të”, shtoi ai.

Foto: Getty Images

Fremaux vazhdoi të shtonte, sipas gazetës, “Nëse ka një person në këtë botë që nuk ka gjetur interesin më të vogël në këtë gjyq shumë të publikuar, jam unë.

“Nuk e di se për çfarë bëhet fjalë. Më intereson edhe Johnny Depp si aktor”, ka deklaruar regjisori. /Telegrafi/