Site icon Telegrafi

Johnny Depp në lidhje me valltaren ruse Polina Glen

Johnny Depp (Foto: Getty Images/Guliver)

Hamshori hollivudian, Johnny Depp, pas një pauze në jetën e tij intime, thuhet se është në një lidhje të re romantike.

Daily Mail bën të ditur se aktori ka filluar një lidhje të re, e cila duket të jetë serioze. Madje thuhet se 55-vjeçari është i gatshëm për një martesë të re.

E dashura e tij e ri është valltarja ruse, Polina Glen, e cila ka lindur në St. Petersburg dhe është në të njëzetat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Johnny Depp

Sipas njoftimeve, ajo po bashkëjeton me Depp në pallatin e tij në Sunset Boulevard të Los Angelesit. Falë kësaj dashurie, aktori ka vendosur të udhëtojë në Rusi për t’u njohur me prindërit e Polinas.

Ylli hollivudian nga shkurti i vitit 2015 deri në maj të vitit 2016 ka qenë i martuar me aktoren Amber Heard, e cila e ka akuzuar për dhunë familjare. /Telegrafi/

Exit mobile version