Ylli i filmave Johnny Depp dhe gruaja e tij aktore Amber Heard kanë bërë kërkesë për shkurorëzim.
Heard, 30-vjeçare, ka bërë kërkesën për shkurorëzim në Gjykatën Superiore në Los Angeles, duke cituar dallimet e mëdha mes tyre.
Ata u martuan para 15 muajve dhe së fundmi janë përshirë në një skandal në Australi kur Heard në këtë vend mori dy qentë e saj ilegalisht.
Ajo u shpall fajtore në muajin prill për falsifikim të dokumenteve.
Çifti u njoh gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary” në vitin 2011.