Johnny Depp u prit furishëm nga fansat në Manchester pas koncertit të tij të fundit të shtunën – disa ditë pasi fitoi gjyqin e tij prej 50 milionë dollarësh kundër ish-bashkëshortes Amber Heard.
Aktori 58 vjeçar, ka qenë në Angli duke iu bashkuar këngëtarit Jeff Beck në turneun e tij dhe u shfaq gjatë koncertit të mikut të tij në “Manhester 02 Apollo” në veri të Anglisë.
Ylli i “Sleepy Hollow” dukej me humor të mirë ndërsa u përshëndet nga një turmë fansash – me Johnnyn që pozonte për ‘selfie’ dhe përshëndeti admiruesit e tij, shkruan DailyMail.
Ylli kishte veshur një kapelë shumëngjyrëshe dhe një këmishë me katrore ndërsa po dilte nga vendi i ngjarjes, me fansat e mbledhur përgjatë rrugës.
Më herët gjatë ditës Johnny u fotografua duke dalë nga një hotel në Manchester me muzikantin dhe mikun Jeff.
Aktori 58 vjeçar, ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bashkuar me Beck, 77 vjeç, në turneun e tij dhe luajti në koncertin e mikut të tij në Sage Gateshead të enjten dhe në Glasgow të premten.
Ai u ndal për të nënshkruar autografe dhe për të pozuar për fotografi me fansat e shumtë, të cilët donin të tregonin mbështetjen e tyre për aktorin e “Pirates of the Caribbean”.
Kjo erdhi pak kohë pasi Depp paditi ish-gruan e tij Heard, 36 vjeçe, për 50 milionë dollarë për një intervistë të vitit 2018, në të cilën pretendonte se ishte viktimë e abuzimit në familje.
Depp fitoi gjyqin nga juria në Virxhinia në ShBA këtë javë, që do të thotë se ai do të marrë miliona kompensim nga Heard.
Fitorja e tij është pritur mirë nga fansat e tij, dhe pavarësisht se Beck u cilësua si atraksioni kryesor gjatë turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar, publiku është gjallëruar sa herë që Depp ka dalë në skenë. /Telegrafi/