Telegrafi

Johnny Depp falënderon Rihannan që e përfshiu në shfaqjen “Savage x Fenty” përkundër reagimeve që mori

Aktori i njohur, Johnny Depp ka falënderuar yllin e muzikës, Rihannan që e përfshiu atë në edicionin e katërt të shfaqjes së saj “Savage x Fenty”.

Depp, 59 vjeç, tregoi vlerësimin e tij për këngëtaren e “Umbrella” teksa postoi videon e paraqitjes së tij në shfaqjen e modës në llogarinë e tij në Instagram.

“Faleminderit Rihanan “Savage Fenty Show Vol.4” Tani del në Prime Video”, ka shkruar Depp në mbishkrimin e klipit.

Klipi i shkurtër i postuar nga Depp shfaqte pamje të ndryshme emocionuese dhe artistike nga afër të aktorit duke pozuar për kamerën.

Shfaqja e modës e mbushur me yje e Rihannas u publiku premierë në Amazon Prime të martën (8 nëntor) dhe Depp ishte një nga shumë personazhe të famshëm që u paraqit në program.

Pamja e tij ngjalli disa reagime në internet, me fansat që pyesin pse këngëtarja, 34 vjeç, përfshiu aktorin pas gjyqit të tij të diskutueshëm me ish-bashkëshorten Amber Heard, 36 vjeç.

Paraqitja e Johnny filloi me atë që qëndronte në mes të një pylli, duke mbështetur shpinën pas një peme, ndërsa kërcimtarët meshkuj pa këmishë performonin rreth tij, përpara se të fillonte të ecte drejt kamerës.

Paraqitja e tij erdhi pak përpara se ylli i filmave të shihej duke shijuar një takim romantik me të dashurën avokate britanike Joelle Rich në Las Vegas.

Depp ka kaluar gjashtë javët e fundit në turne me rockerin britanik Jeff Beck, 78 vjeç. /Telegrafi/