Telegrafi

Johnny Depp është tërhequr nga Hollywoodi, do të angazhohet në muzikë?

(Foto: Virgin Radio)

Aktori i famshëm, njëherësh muzikanti, Johnny Depp, është bashkuar me kitaristin legjendar, Jeff Beck, për të regjistruar një album që thuhet se do të quhet “Hi Ho Silver Lining” – njofton Daily Mail.

Është gjë e mirë për Johnny që t’i kthehet dashurisë së tij të parë të vërtetë, dhe kjo është muzika. Jeff ka qenë një mik i madh i Depp në kohë të vështira dhe largimi nga Hollywoodi ishte pikërisht ajo që i duhej hamshorit.

Bashkimi i miqve të vjetër dhe rokerëve vjen pasi Depp humbi një çështje vitin e kaluar në të cilën e paditi The Sun and Neës Group Newspapers (NGN) për shpifje, mbi një artikull të vitit 2018, në të cilin aktori etiketohej si një “abuzues femrash” lidhur me sjelljet e tij ndaj ish-bashkëshortes Amber Heard, gjë që Depp e mohoi me forcë.

(Foto: Instagram/johnnydepp)

Para bashkëpunimit me Beck dhe angazhimit në albumin e ri, 58-vjeçari ka luajtur në grupin “Hollywood Vampires” së bashku me Alice Cooper dhe Joe Perry.

Dhe pikërisht kur “Hollywood Vampires” ishte gati të niste turneun e parë evropian, ai u anulua për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Në vitin e kaluar, Depp ka incizuar një version të këngës së John Lennon, “Isolation” me Beck që ishte gjithashtu kënga e tyre e parë i përbashkët. /Telegrafi/