Telegrafi

Johnny Depp me borxhe “deri në fyt”

SANTA BARBARA, CA - FEBRUARY 04: Johnny Depp arrives at the Maltin Modern Master event during The 31st Santa Barbara International Film Festival held at Arlington Theatre on February 4, 2016 in Santa Barbara, California. (Photo by Michael Tran/FilmMagic)

Ka disa vite që lundron në borxhe të mëdha dhe filmi i fundit i sagës së “Piratëve të Karaibeve” nuk e ka ndihmuar që të dalë nga situata.

Revista “People” raporton se Johnny Depp ka një mal me borxhe; plot 40 milionë dollarë dhe po bën gjithçka për t’i shlyer.

Së fundmi, gjithnjë sipas revistës, aktori ka nxjerrë në shitje vilën në Kentucky, vendlindjen e tij.

Bëhet fjalë për një pronë prej 1800 metrash/katrorë, që aktori e ka blerë fillimisht në 1995 për 1 milionë dollarë, më pas e ka shitur për ta riblerë për 2 milionë dollarë në vitin 2005. Vlera aktuale e pronës përllogaritet në 2.3 milionë dollarë, një shumë që sipas “People” do t’i jepte kohë kapitetin Jack Sparrow për shlyerjene e detyrimeve.

Personi i fundit që ka banuar në këtë vilë ka qenë e ëma e aktorit, Betty Sue Palmer, e cila vdiq vitin e kaluar. /TCH/Telegrafi/