Këngëtari John Legend ka qenë mik i ngushtë me rep-artistin Kanye West, por marrëdhënie mes tyre tash është ftohur.
41-vjeçari për herë të parë ka folur rreth kësaj, duke insistuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk është arsyeja pse ata nuk flasin, shkruan Metro.
John ka supozuar se shumë persona janë ndier të mërzitur pasi Kanye kishte thënë se krijuesi i hitit “All Of Me” kishte dashur të manipulonte me mendimet e tij.
“Unë nuk mendoj se jemi më pak miq për shkak të Trump”, kishte thënë John për The Times.
Në fakt, ai thekson se dyshja asnjëherë nuk kishin diskutuar rreth çështjeve politike, pasi që sipas tij, nuk ishte pjesë e bisedimeve të tyre.
John, i cili këndoi në dasmën e Kanye dhe Kim Kardashian në vitin 2014, pranoi se dyshja nuk flasin që nga tetori i vitit 2019. /Telegrafi/