Reperi Kanye West ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit në media.
Vite më parë, ai kishte shkruar me shaka në rrjetet sociale se mendon të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa pak ditë më parë publikoi një status në Twiiter, duke shkruar “2024”, me çka ngriti dyshimet se ai po e mendon të kandidojë për president.
Miqësia tij me Donald Trump ishte shumë e përfolur gjithashtu, ndërsa në një status të bërë këto ditë në Twitter, West tha se ishte bashkëshortja e tij, Kim, që po e këshillonte të rrinte, larg Trumpit.
E një gjë të tillë, duket se ia ka kërkuar edhe këngëtari i njohur, John Legend.
Ky i fundit, i ka shkruar në Twitter Kanye-t, duke i kërkuar që ta rishqyrtojë afrimin e tij me Donald Trump.
Kanye, i cili ka një miqësi të mirë me 39-vjeçarin nuk ka shkruar nëse e ka marrë parasysh këshillën e tij. /Telegrafi/