Telegrafi

John Cena: Është privilegj i jashtëzakonshëm të jem pjesë e “Fast and Furious”

John Cena (Foto: Yanshan Zhang/Getty Images for Paramount Pictures/Guliver)

Legjenda e WWE-së, njëherësh aktori John Cena dot ‘i bashkohet ekipit të filmit “Fast and Furious” në vazhdimin e nëntë me radhë.

Ai e ka konfirmuar angazhimin e tij në këtë film përmes rrjeteve sociale, duke u shprehur i nderuar që do të luajë në sagën e famshme filmike.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga John Cena

“Kjo franshizë për afro dy dekada po i argëton fansat dhe krijon momentet më të mëdha filmike në histori”.

“Është një privilegj i jashtëzakonshëm që të jem pjesë e kësaj familjeje”, ka shkruar Cena.

Akoma nuk është bërë e ditur se cili do të jetë roli i tij, ndërsa Deadline ka raportuar se ai do të portretizojë një rol negativ.

Njëherësh, sipas Deadline, Dwayne “The Rock” Johnson nuk do të jetë pjesë e vazhdimit të ri. /Telegrafi/