Site icon Telegrafi

Johannes Hahn: Vendet aspirante për në BE, të tregojnë përparim konkret në përfshirjen e romëve në shoqëri

Eurokomisioneri Johannes Hahn, ka deklaruar në Bruksel se vendet aspirante për në BE, duhet para se të bëhen pjesë e saj, duhet të tregojnë përparim konkret në përfshirjen e romëve në shoqëri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo deklaratë është bërë në promovimin e iniciativës ”Integrimi i romëve 2020”, që zbatohet nga Komisioni Evropian (KE), Këshilli për bashkëpunim rajonal (KBR) dhe nga fondacioni ”Shoqëria e Hapur”.

Ky projekt është duke u realizuar në Maqedoni dhe në disa vende tjera të Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi. Projekti bazohet në themelet e projektit të mëhershëm ”Dekada e romëve 2005-2015”./Telegrafi/

Exit mobile version