Telegrafi

Joga për fillestarët: Tri gabimet që duhet t’i shmangni

Praktikimi i jogës nuk është i mirë vetëm për shëndetin fizik, por edhe për atë mendor

Sidoqoftë, për shumë njerëz është e vështirë t’i praktikojnë pozat e caktuara dhe bëjnë gabime qysh në fillim.

Si fillestar, çdo njeri duhet ta mbaj në mend që mund ta mjeshtëroj këtë art vetëm duke punuar vazhdimisht dhe duke pasur durim.

Është normale të bëni gabime, por më e rëndësishmja është të mësoni nga to, transmeton Telegrafi.

Bëjnë krahasime të padobishme

Njerëzit në përgjithësi e krahasojnë atë se sa të fuqishëm dhe fleksibil kanë qenë para disa viteve dhe sa janë tani. Prandaj, kur e kanë të vështirë ta praktikojnë një pozë të caktuar, ata provojnë edhe më shumë. Kjo është koha kur ata janë më të prirë të bëjnë më shumë gabime dhe t’i lëndojnë muskujt.

Situata të tilla duhet shmangur.

Mos u përpiquni shumë ta bëni një pozë

Disa poza mund t’ju duken të thjeshta dhe të lehta në fillim, mirëpo ato përfshijnë shumë inde muskulore.

Sidoqoftë, fillestarët kanë tendenca të përpiqen shumë më shumë në performimin e pozave për të dëshmuar se mund të shkojnë përtej limiteve, dhe kjo ju shkakton kallje të muskujve ditën tjetër.

Lexo po ashtu Dhjetë video stërvitore të jogës që do t'ju ndihmojnë jashtëzakonisht shumë

Nuk i ndjekin instruksionet e mësuesit

Shumë herë fillestarët nuk e dëgjojnë atë se çfarë u thotë mësuesi/ja dhe e shtynë trupin përtej limitit, aq sa edhe lëndohen. Është e rëndësishme t’i dëgjoni instruksionet e mbikëqyrësit dhe t’i ndiqni ato. /Telegrafi/