Telegrafi

Joe Rogan fajëson dietën vegane të Canelo Alvarez për humbjen ndaj Bivolit

Bota e boksit u trondit gjatë fundjavës pasi Canelo Alvarez humbi nga Dmitry Bivol në atë që është vetëm disfata e dytë e meksikanit në histori, dhe pasojat nga rezultati kanë çuar në shumë diskutime në mbarë botën.

Shumë komentues dhe ekspertë kanë diskutuar arsye të ndryshme se përse Canelo e humbi luftën, por Joe Rogan beson se fajin e ka dieta e tij vegane.

Podkasteri është i njohur për mospëlqimin e veganizmit dhe është ithtar i një diete të bazuar në mish.

Lexo po ashtu Mike Tyson i tregon Canelo Alvarezit se ku gaboi ndaj Dimtry Bivolit

Rogan postoi një storie në Instagram e cila kritikoi boksierin për zgjedhjen e një diete vegane në prag të betejës së madhe të cilën ai përfundoi duke e humbur.

“Kjo funksionoi mirë”, komentoi Rogan, duke ndarë një citim nga Canelo për dietën e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Canelo Alvarez

Joe Rogan kritikon Bill Gates

Sipas Essentially Sports, Rogan ka qenë kritik ndaj veganizmit në të kaluarën, veçanërisht në drejtim të Bill Gates.

“Meqë ra fjala, ju dukeni si m**t. Sepse nëse jeni duke ngrënë ato burgerë me bazë bimore ose çfarëdolloj lloj dreqi që po bëni, ju jeni obez”, tha ai për dietën e themeluesit të Microsoft. /Telegrafi/