Ceremonia e tyre në Francë e ka shënuar martesën e dytë, pas asaj të parës të realizuar në Las Vegas në muajin maj.
Joe Jonas dhe Sophie Turner janë zyrtarisht të martuar – dhe dyshja kanë publikuar imazhet e para të ceremonisë së dytë.
Anëtari i ‘Jonas Brothers’ dhe ylli i ‘Game of Thrones’ kanë publikuar një imazh të mërkurën në rrjetin social, Instagram, teksa shfaqen tejet të lumtur.
“Mr dhe Mrs Jonas”, ka shkruar Sophie pranë imazhit.
Muzikanti i “Jonas Brothers” dhe aktorja janë në lidhje që nga viti 2016, ndërsa Sophie është bërë më e famshme si pjesë e hit serialit televiziv “Game of Thrones”. /Telegrafi/