Telegrafi

Joe Jonas dhe Sophie Turner bëhen prindër për herë të dytë

Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku, konfirmojnë përfaqësuesit e të dy yjeve.

Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Willa, në korrik 2020.

“Joe dhe Sophie janë të lumtur të njoftojnë ardhjen e vajzës së tyre”, thonë përfaqësuesit, shkruan People.

Foto: WireImage

Aktorja e “Game of Thrones” , 26 vjeçe konfirmoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, 32 vjeç, ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku në një intervistë me “Elle UK” të publikuar në fillim të majit.

“Kjo është ajo që është jeta për mua – rritja e brezit të ardhshëm. Gjëja më e madhe në jetë është të shoh vajzën time duke u forcuar. Ne jemi shumë të emocionuar që po zgjerojmë familjen. Është bekimi më i mirë ndonjëherë”, i tha Turner botimit.

Foto: Getty Images

Aktorja gjithashtu u shfaq me barkun e rrumbullakosur në tapet në Met Gala 2022 në New York, ku pozoi me bashkëshortin e saj prej tre vitesh.

Ajo dukej shkëlqyese me një fustan “Louis Vuitton” me mëngë të gjata të qëndisura, të cilin e kombinoi me vathë të bardhë-ari dhe diamanti nga koleksioni.

Foto: WavyPeter

Jonas dhe Turner u martuan në një ceremoni surprizë në Las Vegas në maj 2019 përpara se të thoshin përsëri “po” në një festë më të madhe në Francë muajin e ardhshëm.

Lajmi emocionues për fëmijën vjen pak pasi u njoftua se vëllai i Joet, Nick Jonas dhe gruaja e tij Priyanka Chopra Jonas mirëpritën një fëmijë nëpërmjet një nëne surrogate. /Telegrafi/