Telegrafi

Joe Hart e fillon aventurën e tij në Serie A me një gabim trashanik (Video)

Aventura e Joe Hart në Serie A me Torinon ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme.

Portieri anglez gaboi në debutimin e tij me klubin italian dhe fal një dalje të pasigurt nga ai, Atalanta barazoi rezultatin dhe në fund fitoi 2-1.

Me këtë rast Hart bëhet lojtari i parë këtë sezon në Serie A që gabimi i tij i mundësoi kundërshtarit gol.

Më poshtë keni gabimin e Hart dhe golin nga Andrea Masiello. /Telegrafi/