Site icon Telegrafi

Joe Biden në Kosovë, policia shton masat e sigurisë, bllokohet qarkullimi

Policia e Kosovës me rastin e realizimit të vizitës së Zëvendës Presidentit Amerikan, Joe Biden në Kosovë ka ndërmarr masa të nevojshme duke angazhuar kapacitete të mjaftueshme për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, e në veçanti ndërmarrjen e masave të sigurisë që parashihen gjatë vizitave të personaliteteve të larta në vendin tonë.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, si dhe në koordinim të aktiviteteve bashkëvepruese me strukturat e sigurisë së SHBA-së, që janë përgjegjëse për sigurinë e Zëvendës Presidentit Amerikan, ka ndërmarr masa për ngritjen e nivelit të sigurisë gjatë realizimit të kësaj vizite në Republikën e Kosovës.Përveç angazhimeve të tjera në aspektin e rendit dhe sigurisë, masa respektive janë ndërmarr edhe për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor, ku në intervale të caktuara kohore në lokacione specifike sipas planit është paraparë edhe ndalimi i përkohshëm për qarkullim i disa rrugëve, si dhe përdorimi i rrugëve tjera alternative në mënyrë që të garantohet lëvizja apo qarkullimi pa pengesa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë realizimit të këtij plani operacional Policia ju informon se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit nëpër rrugët si në vijim:

Me datën 16.08.2016, nga ora 18:00 nuk do të lejohet qasja e veturave në rrugën “Tringë Smajli” para hotelit “Sëiss” në Prishtinë deri në përfundim të vizitës.

Me datën 17.08.2016 nga ora 08:00 do të ndalohet për qarkullim rruga “Agim Ramadani” nga Sllovenia Sport deri te rreth-rrotullimi te ish Gjykata e Qarkut prapa Komunës, rruga e UÇK-së deri te udhëkryqi me rrugën “Migjeni”.

Gjithashtu edhe sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi Skënderbeu do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në largimin e personalitetit.

Në rajonin e Ferizajt, rruga Bibaj – Dardani dhe anasjelltas do të jet e ndaluar për qarkullim nga ora 11:00 deri 16:00, të datës 17.08.2016, përderisa zyrtarë policor janë paraparë të orientojnë qarkullimin në rrugën alternative; Gjilan-Kllokot –Viti – Gerlic – Ferizaj dhe anasjelltas, një njësi policore do të vendoset në udhëkryqin e Kllokotit dhe do i orienton/udhëzon qytetaret të cilët destinacion e kanë Ferizajn.

Rrugët tjera do jenë nën menaxhim dhe mbikëqyrje të zyrtarëve policor në mënyrë që të lehtësohet zhvillimi i rrjedhshëm i komunikacionit duke përfshirë edhe lëvizjen e delegacioneve të ndryshme./Telegrafi/

Exit mobile version