Kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, Joe Biden, ju uroi shërim të shpejtë presidentit amerikan Trump dhe Zonjës së parë.
“Unë dhe gruaja ime Jill iu urojmë shërim sa më të shpejtë presidentit Trump dhe zonjës së parë Melania Trump”, u shpreh Biden përmes llogarisë së tij në Twitter.
“Ne do të lutemi për sigurinë dhe shëndetin e familjes së Trump”, u shpreh ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë ditës së sotme njoftoi se ai dhe Zonja e Parë kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, ka deklaruar se gjendja e tyre mbetet stabile.
Ndërkohë ekspertët deklarojnë se mosha si dhe mbipesha mund të ndikojë në shëndetin e Trump. /Telegrafi/
Jill and I send our thoughts to President Trump and First Lady Melania Trump for a swift recovery. We will continue to pray for the health and safety of the president and his family.
— Joe Biden (@JoeBiden) October 2, 2020