Telegrafi

Joe Biden e quan mbretëreshën Rania të Jordanisë – “mbretëresha Rihanna”

Familja mbretërore e Jordanisë ka qenë për vizitë te presidenti amerikan Joe Biden, ku gjatë bisedës Joe Biden bëri një tjetër gafë.

Mbretëresha e Jordanisë, Rania u takua me presidentin amerikan këtë javë si pjesë e vizitës së bashkëshortit të saj Mbretit Abdullah në kryeqytetin amerikan, së bashku me djalin e tyre të madh, Princin Husein, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan dhe mbreti zhvilluan një takim privat, ku diskutuan mundësinë e një armëpushimi në Gaza.

Para kësaj, familjet e mbretit të Jordanisë dhe presidentit amerikan u takuan dhe bënë fotografi për mediat, kurse Joe Biden i dha mbretëreshës një emër të ri.

Biden e quajti mbretin një mik të mirë kurse gruan e tij, Mbretëreshën Rania, “Mbretëresha Rihanna”. /Telegrafi/