Site icon Telegrafi

Joe Biden dhe Kamala Harris do të testohen rregullisht për COVID-19

Joe Biden dhe Kamala Harris do të testohen rregullisht për coronavirus.

Kandidati për president dhe kandidatja për zëvendës-presidente të SHBA-ve, do të testohen në baza ditore pasi zyrtarët e kampanjës zgjedhore dëshirojnë të zbatojnë në maksimum disa prej protokolleve shëndetësore të COVID-19.

Kështu së paku ka konfirmuar për CNN-in një zyrtar i lartë i fushatës së demokratëve, duke marrë masa rigoroze për parandalimin e infektimit të dyshes.

Fushata do të bëjë të ditur publikisht nëse testet e Bidenit ose Harrisit kanë rezultuar pozitiv për virusin, transmeton Telegrafi.

“Joe Biden ka dëshmuar veten për vlerat njerëzore, duke propozuar ligjin për strategjinë kombëtare kundër COVID-19 derisa Donald Trump ende nuk e ka siguruar. Trump ka qenë e kundërta e polarit: duke mos vepruar në paralajmërimet e hershme, duke besuar se virusi vjen nga Kina dhe ka kundërshtuar shpesh ekspertët e tij të shëndetit publik”, ka thënë ndër të tjerash një prej anëtarëve të fushatës së Bidenit, Andrew Bates.

Lexo po ashtu Pse pikërisht Kamala Harris - pesë arsyet që e “detyruan” Bidenin ta nominonte për pozitën e nënpresidentes së SHBA-ve

Ndryshe, zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbahen më 3 nëntor (e marte), ku do të ballafaqohen, presidenti aktual, Trump si dhe ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden. /Telegrafi/

Exit mobile version