Joe Biden duket se nuk dëshiron të humb asnjë minutë sa i përket gjendjes me pandeminë.
Demokrati tashmë po konsiderohet si fitues i zgjedhjeve presidenciale amerikane, megjithëse republikani Donald Trump po e konteston legjitimitetin e procesit zgjedhor.
Ai përmes rrjeteve sociale ka pohuar se nuk dëshiron të humb kohë rreth coronavirusit dhe tashmë ka marrë hapa konkret, transmeton Telegrafi.
.@KamalaHarris and I aren’t wasting any time. We’re ready to get COVID-19 under control so that we can reopen our businesses and schools safely, resume our lives, and put this pandemic behind us. pic.twitter.com/65C1XfR9rR
— Joe Biden (@JoeBiden) November 10, 2020
“Kamala Harris dhe unë nuk po humbasim kohë. Ne jemi të gatshëm ta vendosim COVID-19 nën kontroll në mënyrë që të mund të hapim bizneset dhe shkollat në mënyrë të sigurt, të shpëtojmë jetën tonë dhe të lëmë pas këtë pandemi”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.
Theksojmë se tashmë 77-vjeçari tashmë ka krijuar një task-forcë për luftimin e epidemisë, por aty nuk figuronte Anthony Fauci, infektologu kryesor amerikan.
Kujtojmë se kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BionTech kanë zbuluar tashmë një anti virus që është efektiv 90 për qind.
Ndryshe, Biden tashmë ka siguruar 290 vota elektorale kundrejt Trumpit që ka 214 sosh gjersa fitues shpallet kanidati që arrin 270 vota. /Telegrafi/