Telegrafi

Joaquin Phoenix është aktori më i mirë, Renee Zellweger shpallet aktorja më e mirë

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Është konsideruar favorit dhe ashtu ndodhi. Joaquin Phoenix është shpallur aktori më i mirë në rol kryesor në ceremoninë e Academy Awards.

Ylli i filmit “Joker” pati konkurrencë të fuqishme në këtë kategori, por doli fitues për portretizimin fantastik të karakterit të errët.

Joaquin Phoenix (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Aktori më i mirë
Joaquin Phoenix, Joker
Leonardo DiCaprio, Once Upon a Time…in Hollywood
Antonio Banderas, Pain and Glory
Adam Driver, Marriage Story
Jonathan Pryce, The Two Popes


Në kategorinë e aktores më të mirë, triumfuese doli Renee Zellweger për rolin e saj në filmin “Judy”.

Renee Zellweger (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Aktorja më e mirë
Cynthia Erivo, Harriet
Renee Zellweger, Judy
Scarlett Johansson, Marriage Story
Charlize Theron, Bombshell
Saoirse Ronan, Little Women


/Telegrafi/