Telegrafi

Joaquin Phoenix dhe Martin Sheen ndër të arrestuarit në protestat kundër ndryshimeve klimatike

(Foto: Tasos Katopodis/Getty Images/Guliver)

Aktorët e famshëm, Joaquin Phoenix dhe Martin Sheen, janë ndër personalitetet e famshme të arrestuar si pjesë e protestave javore kundër ndryshimeve klimatike të organizuara nga Jane Fonda.

Iniciativa javore e aktores së njohur, ‘Fire Drill Fridays’,ka konfirmuar për CNN se dy aktorët janë arrestuar këtë të premte.

Nga ana tjetër, policia e Washingtonit ka njoftuar se 147 njerëz janë arrestuar pas protestave të së premtes, porse nuk janë publikuar emrat e të arrestuarve.

Joaquin Phoenix pjesë e protestave (Foto: Tasos Katopodis/Getty Images/Guliver)

Zëdhënësi i policisë ka thënë se të arrestuarit akuzohen për grumbullim, pengim dhe trazira.

Dy aktorët e përmendur kanë mbajtur edhe fjalime motivuese në javën e 14-të të protestave të organizuara nga Fonda për krizën klimatike. /Telegrafi/

Aktori veteran, Martin Sheen, është njëri nga të arrestuarit (Foto: Tasos Katopodis/Getty Images/Guliver)
Jane Fonda udhëheq protestat javore (Foto: Tasos Katopodis/Getty Images/Guliver)