Alberto Aquilani beson se ish-shoku i tij te Sporting CP, Joao Mario, do të ketë sukses në Inter – duke siguruar që ai duhet të luaj në qendër të mesfushës.
Joao Mario kaloi në Itali te Interi nga Portugalia në një marrëveshje rreth 45 milionë euro dhe Aquilani është i bindur se fituesi i Euro 2016 ka atë që mund të shkëlqej në fanellën zikaltër në qoftë se ai përdoret në pozitën e tij natyrore.
“Ai është një përforcim i shkëlqyer dhe një siguri: ai është një djalë i mirë, një lojtar shumë i talentuar teknikisht dhe i strukturuar-mirë fizikisht, edhe pse ai nuk është shumë i gjatë”, ka thënë Aquilani për La Gazzetta dello Sport, transmeton Telegrafi.
“Në Sporting, e pashë atë të përdoret në pothuajse të gjitha pozitat e fushës: djathtas, majtas, në qendër”.
“Një ditë unë u tundova dhe e pyeta atë: Joao, ku ju pëlqen të luani?. Për mua, ai është një mesfushor, është pozicioni i tij më i natyrshëm”, përfundoi ish-futbollisti i Romës. /Telegrafi/