Telegrafi

Joao Mario: Skuadër me identitet, duam të përfundojmë në top katërshe

Mesfushori i Interit, Joao Mario, ka folur pas fitores ndaj Fiorentinas me rezultat 3-0.

Portugezi bëri një paraqitje të mirë, po ajo që e gëzon më shumë është dëshira ekipore për të fituar.

“Jam futur për të ndihmuar skuadrën dhe jam i kënaqur. Kemi filluar mirë, kemi një skuadër me identitet dhe që dëshiron të luajë”.

“E kemi treguar në fushë atë që kemi praktikuar gjatë mesjavës”.

“Dua të mësoj ende dhe kështu ekzekutoj sa më mirë urdhrat që më jep trajneri. Në krahasim me vitin e kaluar ndihemi më mirë, por do shohim”.

“Duam të përfundojmë në top katërshe, është e vështirë, por ne do luftojmë deri në fund”, ka thënë Joao Mario. /Telegrafi/