Joao Mario ka deklaruar se futbolli në Itali është krejt ndryshe, teksa është duke e mësuar dhe që ka shumë më shumë për të dhënë për Interin.
Mesfushori portugez foli për mediat lokale në lidhje me përvojat e tij në Itali, ndërsa gjendet në detyrë ndërkombëtare.
“Unë jam përshtatur mirë në klub dhe gjithashtu jam duke e shijuar këtë”, ka thënë fillimisht Joao Mario, transmeton Telegrafi.
“Ky është një lloj krejtësisht i ndryshëm i futbollit, por unë jam duke u mësuar me të”.
“Dua që të vazhdojë përmirësimin dhe unë me siguri kam shumë më shumë për të dhënë”, përfundoi mesfushori portugez. /Telegrafi/