Joao Mario ka konfirmuar se Interi është ende duke synuar një vend në Ligën e Kampionëve.
Interi ka pasur fillim-sezon të vështirë, por është këndellur në ndeshjet e fundit, një gjë që e ka bërë top mesfushorin që të ëndërrojë për një vend në garën elite evropiane.
“Mendoj se gjithçka është e mundur matematikisht. Sigurisht se si ekip ne besojmë. Jam i kënaqur që jam këtu dhe dua që të arrijmë në Ligën e Kampionëve”.
“Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Udineses në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të bëjmë mirë të gjithë së bashku si grup”, u shpreh Joao Mario. /Telegrafi/