Telegrafi

Joao Mario flet për herë të parë si zikaltër, tregon objektivat

Joao Mario ka deklaruar se është shumë i lumtur që është te Interi, pas transferimit të tij për 45 milionë euro nga Sporting CP, por nuk ndjen presion me të qenit blerja e dytë më i shtrenjtë e Interit.

Mesfushori portugez ka folur për herë të parë si futbollist i Interit, duke prekur shumë tema dhe duke treguar objektivat me skuadrën e re.

“Ky sigurisht ishte një vendim i rëndësishëm dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Unë shpresoj që të ndihmoj ekipin për të arritur objektivat tona”, ka thënë Joao Mario për Mediaset Premium, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Joao Mario nënshkruan me Interin (Foto)

Ndërsa, 23-vjeçari portugez ka folur rreth asaj se është futbollisti i dytë më i shtrenjtë në historinë e klubit.

“Është një përgjegjësi e madhe, por unë nuk jam duke menduar për këtë shumë. Unë vetëm dua të ndihmoj ekipin. Ne do të përpiqemi për të arritur kualifikimin në Ligën e Kampionëve”.

Lexo po ashtu ‘Interi me Suning Group mund ta blejnë botën’

“Scudetto? Ne mund të ëndërrojnë dhe të punojnë për të arritur këtë objektiv, por së pari duhet të marrim atë hap pas hapi. Së pari është Liga e Kampionëve dhe më pas nëse është e mundur ne do të përpiqemi për të fituar titullin”.

“Pas dy ndeshjeve për Portugalinë, unë shpresoj që të filloj trajnimin me Interin. Nëse trajneri dëshiron, unë jam gati”, ka përfunduar Joao Mario.

Ndryshe, mesfushori i cili ishte njëri nga meritorët për triumfin e Portugalisë në Euro 2016, ka zgjedhur fanellën me numrin 6. /Telegrafi/