Telegrafi

Joao Mario: Besojmë në LK, Pioli na ka ndihmuar shumë në aspektin taktik

Mesfushori i Interit, Joao Mario, ka folur pas fitores ndaj Palermos, ku zikaltërit fituan me golin e tij.

Portugezi ka thënë se ishte një fitore e rëndësishme dhe se beson shumë te një vend në Ligën e Kampionëve.

“Fitore e rëndësishme, kemi punuar shumë për të fituar sot dhe në fund kishim sukses. Kjo skuadër ka shumë cilësi, sot trajneri ka ndryshuar disa gjëra dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të ndihmuar Icardin, që mos të jetë vetëm ai golashënues”.

“Gabigol? Ai është vëllai im, më ka bërë shumë të lumtur. Pioli e njehë shumë kampionatin italian, e ka ndihmuar shumë skuadrën në aspektin taktik. Tani duhet të vazhdojmë kështu”.

“Besojmë në Ligën e Kampionëve, por ka shumë deri në fund. Tani të mendojmë të fitojmë ndaj Pescaras”, ka thënë Pioli për Premium Sport. /Telegrafi/