Joao Felix ka dhënë një intervistë për ESPN, ku vlerësoi nivelin e sulmuesve që kanë kaluar nëpër Atletico Madridin.
Ai pranoi se është i impresionuar me cilësitë e Fernando Torresit, Sergio Agueros dhe Radamel Falcaos dhe se kjo ishte një nga arsyet që vendosi të nënshkruajë për klubin Rojiblanco.
“Unë kam parë sulmuesit që ka pasur në të kaluarën Atletico dhe ata ishin lojtar të shkëlqyeshëm. Unë dua të jem njëri prej tyre. Kjo është ajo për të cilën erdha”, tha fillimisht portugezi, i cili sezonin e kaluar ka shkëlqyer për skuadrën e Benficës.
Por gjëja më interesante në lidhje me intervistën është se dëshiron të duket si një nga idhujt e ish-rivalit madrilen, Cristiano Ronaldos.
“Cristiano Ronaldo ka fituar pesë Topa të Artë. Është ëndrra e çdo lojtari. Natyrisht që do të doja të isha si Cristiano”, pohoi mesfushori me tipare sulmuese.
Ndryshe, Atletico ka paguar rreth 130 milionë euro për lojtarin, i cili muaj më parë mbushi 19 vjet. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=MX-44XZMOwM