Site icon Telegrafi

Joao Felix niset drejt Barcelonës për ta kompletuar transferimin

Joao Felix është nisur drejt Barcelonës për të kompletuar transferimin e tij nga Atletico Madridi.

Sipas asaj që raporton gazetari Gerard Romero, aeroplani me të cilin po udhëton portugezi tashmë është edhe nën radar.

Ai do të kalojë te Barcelona nga rivali i La Ligës në formë huazimi me të drejt blerje.

Lexo po ashtu Barcelona në alarm për Cancelon, një tjetër gjigant futet në garë për portugezin

Klubi katalanas do të paguajë 100 për qind pagën e Felix, ndërsa lojtari ka bërë të ditur qysh nga qershori se e ëndërron kalimin te Blaugranasit.

Barcelona po synon që sa më parë t’i shkëmbejë dokumentet me Atletico Madridin për të kompletuar transferimin.

Vlen të ceket se afati kalimtar në Spanjë mbyllet në ora 00:00 (sipas kohës tonë lokale). /Telegrafi/

 

Exit mobile version