Telegrafi

Joao Felix ndezë El Clasicon me deklaratën e tij: Më kujtohet fitorja 0-4 në Bernabeu

Joao Felix ka thënë se e kujton shumë mirë triumfin 4-0 të Barcelonës ndaj Real Mdridit në Santiago Bernabeu.

Dy skuadrat takohen të shtunën e 28 tetori, duke synuar që të pozicionohen në vendin e parë dhe të krijojnë diferencë.

“Më kujtohet fitorja 0-4 në Bernabeu. Ne folëm për të në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Joao Felix për DAZN.

Lexo po ashtu Situata me lëndime te Barcelona para El Clasicos

“Unë kam shikuar gjithmonë El Clasicot dhe kam qenë gjithmonë në anën e Barçës ”, shtoi portugezi.

Joao duket vërtet i përkushtuar ndaj Barcelonës. Nuk është çudi që ai nuk e pëlqen Real Madridin, megjithatë – ai tani ka luajtur për të dy rivalët e tyre.

Sulmuesi do të ketë mundësinë të shkruajë histori të shtunën në El Clasicon e tij të parë. Ai nuk ka shënuar gol apo asistuar në 8 ndeshje kundër Real Madridit. /Telegrafi/